Futboll vendor

Klubi kosovar i reagon ashpër Llapit për zyrtarizimin e Hoxhës, pretendojnë se lojtari ka kontratë me ta

Klubi kosovar i reagon ashpër Llapit për zyrtarizimin e Hoxhës, pretendojnë se lojtari ka kontratë me ta

Klubi i Futbollit Vllaznia e Pozheranit ka reaguar pas zyrtarizimit të futbollistit Rinor Hoxha te Llapi. Hoxha u prezantua sot te skuadra e elitës së futbollit kosovar, duke nënshkruar kontratë tri-vjeçare. “KF Llapi dhe sulmuesi i qendrës, Rinor Hoxha nënshkruajnë kontratë tri-vjeçare. Hoxha rikthehet nga Kanada për t’iu bashkuar Llapit dhe për ta ndihmuar ekipin

Besnik Batusha

Klubi i Futbollit Vllaznia e Pozheranit ka reaguar pas zyrtarizimit të futbollistit Rinor Hoxha te Llapi.

Hoxha u prezantua sot te skuadra e elitës së futbollit kosovar, duke nënshkruar kontratë tri-vjeçare.

“KF Llapi dhe sulmuesi i qendrës, Rinor Hoxha nënshkruajnë kontratë tri-vjeçare. Hoxha rikthehet nga Kanada për t’iu bashkuar Llapit dhe për ta ndihmuar ekipin edhe më shumë në fazën e sulmit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Llapit.

Megjithatë, klubi nga Anamorava, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, pretendon se Hoxha ka kontratë me ta deri në qershor të vitit 2023.

“Klubi i Futbollit KF Vllaznia Pozheran, njofton opinionin rreth lajmit se KF Llapi ka arritur marrëveshje me lojtarin Rinor Hoxha i cili është pjesë e klubit tonë dhe ka kontratë valide deri në Qershor 2023”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë së Pozheranit.

REAGIMI I PLOTË I VLLAZNISË SË POZHERANIT:

INFORMIM PËR PUBLIKUN

Klubi i Futbollit 𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 – 𝐏𝗼𝐳𝐡𝐚𝐫𝐚𝐧, njofton opinionin rreth lajmit se KF Llapi ka arritur marrëveshje me lojtarin Rinor Hoxha i cili është pjesë e klubit tonë dhe ka kontratë valide deri në Qershor 2023.

Ne si klub jemi tej mase të befasuar se si një klub i Superligës në mënyrë amatoreske tenton të transferoj lojtar duke mos respektuar minimalisht klubin me të cilin lojtari ka kontratë duke mos patur as një kontakt.

Duket qartë se zhvillimi i ndeshjeve në garat evropiane nuk e kanë profesionalizuar as pak këtë skuadër duke mbetur ende nivel i ultë me mendësi të menaxhimit provicial.

Kërkojmë nga FFK që të me merr masa duke mbrojtur të drejtat e secilit anëtar të tij pa dallime dhe anime.

LlapiRinor HoxhaVllaznia e Pozheranit

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere