Komentatori turk hiqet nga puna pasi përmendi emrin e ish futbollistit me prejardhje shqiptare, Hakan Shukur

Një ngjarje e (pa)zakontë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, pasi një komentator ka guxuar të përmendë emrin e lojtarit turk me origjinë shqiptare, Hakan Shukur. Gjatë ndeshjes Canada-Marok, pas golit të parë të shënuar në minutën e pestë, komentatori Alper Bakırcıgil, i cili ishte duke komentuar ndeshjen për TRT, pas shënimit të golit
Një ngjarje e (pa)zakontë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, pasi një komentator ka guxuar të përmendë emrin e lojtarit turk me origjinë shqiptare, Hakan Shukur.
Gjatë ndeshjes Canada-Marok, pas golit të parë të shënuar në minutën e pestë, komentatori Alper Bakırcıgil, i cili ishte duke komentuar ndeshjen për TRT, pas shënimit të golit nga ana e skuadrës marokene, tha se ky nuk është goli më i shpejtë në historinë e futbollit, pasi atë e ka shënuar Hakan Shukur në vitin 2002 përballë Koresë së Jugut, pas vetëm 11 sekondash lojë.

Kaq ka mjaftuar që komentatori të hiqet menjëherë nga puna pas përfundimit të ndeshjes.
Hakan Shukur është shpallur armik nga qeveria e Erdogan, pasi atë e akuzojnë si mbështetës të Fethullah Gulen. Kujtojmë që babai i tij sot ndodhet në burg, ndërsa e gjithë pasuria e tij është konfiskuar nga shteti.
Aktualisht Hakan Shukur jeton në SHBA ku punon si taksist. Lidhur me shkarkimin e komentatorit ka reaguar edhe vetë Shukur me një postim në twitter ku shkruan TRT mos ki frikë”.




