Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lajm jo i mirë për Realin
    Futboll ndërkombëtar

    Lajm jo i mirë për Realin

    26/04/2025 18:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kylian Mbappe nuk pritet të jetë titullar ndaj Barcelonës.

    Barça dhe Reali sonte nga 22:00 do të përballen në finalen e Kupës së Mbretit.

    Vetëm pak orë para finales, “Marca” ka raportuar se trajner i Realit, Carlo Ancelotti, me rekomandimin e stafit mjekësor, ka vendosur që Mbappe të mos luajë nga minuta e parë.

    Mbappe po përballet me një lëndim në nyjën e këmbës dhe nuk është rikuperuar ende.

    26-vjeçari Mbappe u lëndua ndaj Arsenalit, në ndeshjen kthyese të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.

    Ai i mungoi Realit edhe në xhiron e kaluar në La Liga.

    Ancelotti pritet të luajë me Vinicius Juniorin dhe Rodrygon në sulm ndaj Barçës.

    TË LIDHURA

    Bayerni e Arsenali në gjysmëfinale të Championsit, ndeshja në Munih ishte e “çmendur”

    15/04/2026 23:02

    Ia theu rekordin e golave, Vedat Muriqi merr mesazh nga Eto’o: Jam krenar për ty!

    15/04/2026 19:56

    Kosova mund të ftohet nga FIFA në play-off emergjent për Botërorin 2026

    15/04/2026 19:29

    Hyseni: Brenda këtij viti besoj që stadium do të jetë i përmbyllur si projekt

    15/04/2026 15:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.