Legjenda Beckenbauer ishte Ambasador Nderi i Kosovës

Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer ishte Ambasador Nderi i Kosovës. Beckenbauer vdiq të dielën në moshën 78-vjeçare, ndërsa është prej emrave më të mëdhenj në histori të futbollit. Më 4 mars të vitit 2011 atij i ishte ndarë çmimi “Ambasador Nderi i Kosovës”. Çmimin ia kishte ndarë presidenti i atëhershëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. “Çmimi
Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer ishte Ambasador Nderi i Kosovës.
Beckenbauer vdiq të dielën në moshën 78-vjeçare, ndërsa është prej emrave më të mëdhenj në histori të futbollit. Më 4 mars të vitit 2011 atij i ishte ndarë çmimi “Ambasador Nderi i Kosovës”.
Çmimin ia kishte ndarë presidenti i atëhershëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. “Çmimi Ambasador Nderi i jepet Beckenbauerit për kontributin që ai ka dhënë dhe që do të vazhdojë të japë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe FIFA”, shkruan në njoftimin nga ai dekorim.




