Llapi e fundos edhe më shumë Drenicën

Skuadra e Drenicës ka vazhduar me humbje në Superligën e Kosovës në futboll për t’u fundosur edhe më shumë në fund të tabelës. Të dielën, Drenica pësoi në udhëtim ndaj skuadra e Llapit në ndeshjen e xhiros së 27-të. Ndeshja e luajtur të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, u mbyll me rezultatin e
Skuadra e Drenicës ka vazhduar me humbje në Superligën e Kosovës në futboll për t’u fundosur edhe më shumë në fund të tabelës. Të dielën, Drenica pësoi në udhëtim ndaj skuadra e Llapit në ndeshjen e xhiros së 27-të.
Ndeshja e luajtur të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, u mbyll me rezultatin e thellë 4:0 në favor të ekipit vendas. Me këtë fitore, Llapi ngrihet në kuotën e 39 pikëve dhe ngjitet në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Drenica mbetet e fundit me vetëm 23 pikë të mbledhura.
Gerhard Progni në minutën e 6-të e kaloi Llapin në epërsi, ndërsa golin tjetër për llapjanët, e shënoi braziliani Alef Firmino në minutën e 42-të.
Edhe në pjesën e dytë, Llapi shënoi dy gola. Rezultatin në 3:0 e ngriti Festim Alidema (81’), ndërsa fitoren e thellë të Llapit e vulosi Albion Kurtaj (85’)



