Futboll vendor

Llapi nuk ndalet, prezanton përforcimin e ri

Llapi nuk ndalet, prezanton përforcimin e ri

Klubi Futbollistik “Llapi” ka njoftuar për marrëveshjen e arritur me sulmuesin e qendrës, Erjon Morina. Morina është bashkuar me klubin nga përgatitjet në Antalya të Turqisë dhe ka arritur të tregoj performancë bindëse për shtabin teknik. “20-vjeçari ka kaluar kategoritë e reja tek skuadra e Prishtinës, teksa më pas ka mbrojtur ngjyrat edhe të Besës

Besnik Batusha

Klubi Futbollistik “Llapi” ka njoftuar për marrëveshjen e arritur me sulmuesin e qendrës, Erjon Morina.

Morina është bashkuar me klubin nga përgatitjet në Antalya të Turqisë dhe ka arritur të tregoj performancë bindëse për shtabin teknik.

“20-vjeçari ka kaluar kategoritë e reja tek skuadra e Prishtinës, teksa më pas ka mbrojtur ngjyrat edhe të Besës e Drenicës në Superligën e Kosovës.

Morina me Llapin ka shënuar gol në ndeshjen e fundit kontrolluese ndaj Ulpianës, teksa në klubin bardhekaltër është regjistruar me kohë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Erjon Morina do ta mbaj fanellën me numër 30 dhe KF Llapi i dëshiron suksese dhe paraqitje dinjitoze me fanellën bardhekaltër”, ka njoftuar KF Llapi.

Erjon MorinaLlapi

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere