Llapi vjen me një dedikim të veçantë për Mentor Zhdrellën pasi ky mbylli karrierën si futbollist

Skuadra e Llapit ka ardhur me një mesazh të fortë për katër herë futbollistin më të mirë të Koosvës Mentor Zhdrella. Ky i fundit sot përmes një postimi në Facebook njoftoi se edhe zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollistë aktiv. Zhdrella që pati një karrierë të bujshme dha një kontribut edhe
Skuadra e Llapit ka ardhur me një mesazh të fortë për katër herë futbollistin më të mirë të Koosvës Mentor Zhdrella.
Ky i fundit sot përmes një postimi në Facebook njoftoi se edhe zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollistë aktiv.
Zhdrella që pati një karrierë të bujshme dha një kontribut edhe tek skuadra e Llapit andaj sot ka marrë një mesazh të fuqishëm nga kjo skuadër që udhëhiqet nga trajneri Tahir Batatina.
Postimi i plotë i KF Llapit:
𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐌𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫 𝐙𝐡𝐝𝐫𝐞𝐥𝐥𝐚! 🤍💙🙌
Ish-kapiteni i Llapit, mesfushori i spikatur, Mentor Zhdrella i ka dhënë fund karrierës si futbollist.
Njëri ndër mesfushorët më të mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella i ka dhënë fund karrierës prej futbollisti.
32-vjeçari ka njoftuar sot nëpërmjet profilit të tij zyrtar se ka marrë vendim që të përfundoj karrierën.
Mesfushori llapjan ka qenë dhe do mbetet gjithmonë si një futbollist shembull për futbollin e Kosovës.
Vlerat dhe magjinë e tij së bashku me golat e jashtëzakonshëm e asistimet maestrale kemi pasur kënaqësinë t’i përjetojmë edhe ne si klub përgjatë 4 viteve sa ishte pjesë e jona (2017-2021).
Mentori ishte edhe kapiten i skuadrës në edicionet 2019/20 dhe 2020/21.
Me Llapin u paraqit në gjithsejt 100 ndeshje, ku arriti shifrat e 20 golave e 30 asistimeve si dhe fitoj një-herë Kupën e Kosovës dhe një-herë tjetër Superkupën.
“Mjeshtrit” siq e njohin të gjithë futbolldashësit i dëshirojmë shëndet, suksese dhe gjitha të mirat në vazhdim të karrierës së tij. /Demokracia.com




