Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mashtrohet futbollisti prishtinas: Ia marrin mbi 100 mijë euro me premtimin se do ta dërgojnë në Ajax
    Futboll vendor

    Mashtrohet futbollisti prishtinas: Ia marrin mbi 100 mijë euro me premtimin se do ta dërgojnë në Ajax

    06/10/2022 15:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Qytetarë të shumtë japin shuma të majme parash te personat jokompetent për të kryer shërbime të ndryshme, të cilët më vonë rezultojnë të jenë vetëm mashtrues. Pre e një mashtrimi të tillë ka rënë edhe një futbollist i ri nga Prishtina, i cili mori premtimin se do të dërgohej në Holandë për t’u bërë pjesë e ekipit ‘Ajax’.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kanë nisur hetimet lidhur me rastin të cilin e ka denoncuar vetë 18-vjeçari i cili luan futboll aktiv për njërin nga ekipet më të njohura në kryeqytet.

    Bazuar në dëshminë e tij dhënë organeve të hetuesisë, i riu kishte marrë premtime se do t’i mundësohej që të jetë pjesë e ekipit holandez. Mirëpo për këtë ai duhet të paguante para.

    Dhe kur përmenden paratë, nuk bëhet fjalë për 1 mijë e as 10 mijë euro. 18-vjeçari pretendon se i ka dhënë të dyshuarit mbi 100 mijë euro para të ndara në disa pjesë.

    Me të parë se premtimi po mbetet bosh dhe nuk po realizohet, ai është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë, ku para hetuesve ka dhënë detaje lidhur me atë se çfarë ka ndodhur.

    Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Mashtrim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

    TË LIDHURA

    Galatasaray kompleton transferimin e Leroy Sanes

    12/06/2025 21:50

    Për Zhegrovën hyn në garë një tjetër skuadër e Serie A

    12/06/2025 20:14

    Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

    12/06/2025 19:37

    Serbia e pret Shqipërinë në stadiumin e Cërvena Zvezdës

    12/06/2025 18:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.