Muçiqi: Serbia u çu në këmbë se po i tutet Xhakës dhe Shaqirit

Këngëtari Afrim Muçiqi, ka thënë se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë krenari për Kosovën, pavarësisht se nuk e përfaqësojnë në futboll Kosovën. Muçiqi thotë se në bazë të Xhakës dhe Shaqirit, krejt Serbia u çu në këmbë, njofton Klankosova.tv. “Një Xhakë dhe Shaqiri , i cili pavarësisht se përfaqëson Zvicrën, është krenari per neve
Këngëtari Afrim Muçiqi, ka thënë se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë krenari për Kosovën, pavarësisht se nuk e përfaqësojnë në futboll Kosovën.
Muçiqi thotë se në bazë të Xhakës dhe Shaqirit, krejt Serbia u çu në këmbë, njofton Klankosova.tv.
“Një Xhakë dhe Shaqiri , i cili pavarësisht se përfaqëson Zvicrën, është krenari per neve që na përfaqësojnë, se në bazë tyre e gjithë Serbia u çu në këmbë se po i tutet Xhakës dhe Shaqirit”, ka thënë Muçiqi në Botërorin Special.
Ndryshe, ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë do të luhet të premten, me fillim nga ora 20:00.



