Futboll vendor

Munishi: Futbolli ka ndalur luftëra, nuk bën të përdoret për shovinizëm

Munishi: Futbolli ka ndalur luftëra, nuk bën të përdoret për shovinizëm

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, trajneri i njohur Ismet Munishi ka dhënë disa kritika për “politikën” që kishte në zhveshtorën e kombëtares së Serbisë. Ai tha se “futbolli i ka ndalur luftërat, i ka bashku dy vende që nuk kanë pasur marrëdhënie të mira. Në asnjë moment nuk bën që futbolli

Besnik Batusha

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, trajneri i njohur Ismet Munishi ka dhënë disa kritika për “politikën” që kishte në zhveshtorën e kombëtares së Serbisë.

Ai tha se “futbolli i ka ndalur luftërat, i ka bashku dy vende që nuk kanë pasur marrëdhënie të mira. Në asnjë moment nuk bën që futbolli të përdoret për shovinizëm dhe nacionalizëm. Është diçka që nuk bën të promovohet brenda zhveshtores”.

Munishi po ashtu shtoi “rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s janë të qarta se nuk bën që politika të përzihet brenda zhveshtores”

Kjo është nata e 17- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.

DueliFutbolliMunishi

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere