Futboll vendor

Munishi me fjalë të mëdha për Gvardiolin e Kroacisë

Munishi me fjalë të mëdha për Gvardiolin e Kroacisë

Trajneri Ismet Munishi nuk ka kursyer lavdatat për qendërmbrojtësin e Kroacisë, Josko Gvardiol. I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, në RTV Dukagjini, ai tha se mbrojtësi i ri kroat do të bëhet lojtar i madh. “Lojtari i dytë më i mirë te Kroacia ishte Josko Gvardiol, i cili është vetëm 20 vjeçar. Për mendimin tim

Besnik Batusha

Trajneri Ismet Munishi nuk ka kursyer lavdatat për qendërmbrojtësin e Kroacisë, Josko Gvardiol.

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, në RTV Dukagjini, ai tha se mbrojtësi i ri kroat do të bëhet lojtar i madh.

“Lojtari i dytë më i mirë te Kroacia ishte Josko Gvardiol, i cili është vetëm 20 vjeçar. Për mendimin tim do të bëhet superlojtar dhe do t’i mbërrijë majat”.

“Te Kroacia lojtari i ndeshjes ishte Luka Modric, i cili është 37 vjeçar. Para gjashtë muajve e fitoi Ligën e Kampionëve dhe luan në Real Madrid, në klubin më të madh në botë”, deklaroi Munishi.

Kjo është nata e 13-të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

GvardiolMunishi

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere