Futboll vendor

Munishi thotë se Prishtina nuk ishte në nivel kundër Trepçës ‘89, e përmend Kushtrim Gashin

Munishi thotë se Prishtina nuk ishte në nivel kundër Trepçës ‘89, e përmend Kushtrim Gashin

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka deklaruar pas barazimit me Trepçën ’89 2:2 se skuadra që ai drejton nuk ka qenë në nivel të detyrës. Sipas Munishit, mungesa e Kushtrim Gashit është vërejtur shumë. “Nuk patëm ndeshje të mirë. Nuk ishin në nivel. Duhet ta bëjmë analizën për të parë se çka nuk ka shkuar.

Besnik Batusha

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka deklaruar pas barazimit me Trepçën ’89 2:2 se skuadra që ai drejton nuk ka qenë në nivel të detyrës.

Sipas Munishit, mungesa e Kushtrim Gashit është vërejtur shumë.

“Nuk patëm ndeshje të mirë. Nuk ishin në nivel. Duhet ta bëjmë analizën për të parë se çka nuk ka shkuar. Nuk jam i kënaqur. Është evidente mungesa e Kushtrim Gashit, është i pazëvendësueshëm te skuadra jonë. Mba na ka bërë shumë probleme dhe nuk kemi mundur ta ndalim. Edhe qarkullimin e topit nuk e kemi pasur të mirë. Ndoshta pauza na ka bërë dëm, duke luajtur një lojë, duke mos luajtur tjetrën”, tha Munishi.

“Jam shumë i kënaqur me lojtarët e rinj. Prapashtica asistoi te goli i barazimit, por edhe Baholli e Shabanin luajtën mirë. Pavarësisht objektivave që kemi, ne duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Nuk guxojmë të vendosim objektiva. Duke arritur objektivat, duhet t’iu japim hapësirë lojtarëve të rinj”, përfundoi Munishi.

MunishiPrishtinaTrepça '89

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere