Futboll vendor

Muriqi: E di që jam i shëmtuar, mendoj se gruaja ime nuk sheh mirë

Muriqi: E di që jam i shëmtuar, mendoj se gruaja ime nuk sheh mirë

Vedat Muriqi është njëri prej yjeve të momentit në futbollin evropian. Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Mallorcaas, me të cilën i ka realizuar 8 gola në 12 ndeshje sa i ka zhvilluar deri tash në La Liga. 28 vjeçari është i vetëdijshëm se nuk është njëri prej lojtarëve të pashëm, por nuk e

Besnik Batusha

Vedat Muriqi është njëri prej yjeve të momentit në futbollin evropian.

Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Mallorcaas, me të cilën i ka realizuar 8 gola në 12 ndeshje sa i ka zhvilluar deri tash në La Liga.

28 vjeçari është i vetëdijshëm se nuk është njëri prej lojtarëve të pashëm, por nuk e ka këtë problem.

Ai është i lumtur me pamjen e tij, ndërsa e ngacmoi gruan e tij për përzgjedhjen e shokut të jetës.

“Aguierre thotë se jam i shëmtuar? Trajneri ka arsye. Jam mjaft i pahijshëm, nuk jam bukurosh, por jam interesant. Gruaja ime? Nuk mendoj se sheh mirë (qeshet). Jemi rritur së bashku, jemi bashkë qe 8 vjet. Unë e kam publikun tim dhe fansat e mi (qeshet)”, deklaroi përfaqësuesi kosovar në një intervistë për mediumin spanjoll “Radioestadio”.

Muriqi ndër të tjera ka folur për të kaluarën e tij të vështirë, për luftën në Kosovë që e përjetoi, për punën e kamerierit që e ka bërë dhe për eksperiencat si futbollist. 

GruajaMuriqi

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere