Futboll vendor

Ndal fushatës, kundër Federatës!

Ndal fushatës, kundër Federatës!

Shkruan: Besim Kajtazi Tashmë kur jemi në prag të fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit, në vend të përkrahjes për përfaqësuesen e Kosovës, e cila më 25 mars ndeshet në Tel Aviv me Izraelin, për çudi, sipas njoftimeve të orëve të fundit, ka nisur një fushatë tjetër kundër kreut të Federatës, z.Agim Ademi!

Besnik Batusha

Shkruan: Besim Kajtazi

Tashmë kur jemi në prag të fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit, në vend të përkrahjes për përfaqësuesen e Kosovës, e cila më 25 mars ndeshet në Tel Aviv me Izraelin, për çudi, sipas njoftimeve të orëve të fundit, ka nisur një fushatë tjetër kundër kreut të Federatës, z.Agim Ademi!

Nuk e di, kujt shkon për shtati destabilizimi (shkatërrimi) i FFK-së, pse bëhet kjo dhe cilat janë qëllimet? Për të mos u futur në analiza e teori konspirative, është mirë që shtëpia e futbollit të Kosovës, të lihet e qetë dhe të kryej misionin saj që e ka për futbollin.

Fushatat e tilla, të përkrahura nga disa portale e media, janë të dëmshme dhe po e dëmtojnë tej mase imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, që është edhe një nga qëllimet e kësaj lufte të shpallur pa paralajmërim nga disa qarqe të interesit klanor të futbollit, të cilat në vazhdimësi e kërkuan postin e të parit të FFK-së, por që nuk e fituan asnjëherë, pasi që delegatët e Kuvendit të FFK-së, vendosen ndryshe…

Dëmet anësore janë shumë të mëdha se sa që mendojnë këto qarqe. Si është e mundur që pikërisht para fillimit të një cikli kaq të rëndësishëm kualifikues, të nisin fushatat e tilla rrënuese… Nuk dua ta bëj avokatin e të parit të Federatës së Futbollit, por, kjo që po ndodh aktualisht, fushata e rrufeshme, para ndeshjeve kualifikuese, është tejet e rrezikshme dhe qëllimkeqe për Kosovën… Kuvendi i FFK-së, është institucioni që in qartëson të gjitha. Në Kuvend bëhen ndryshimet demokratike, me votën demokratike…

Nuk është mirë që çdo një apo dy muaj, të kërkojmë votëbesim për kryetarin. Punët në futbollin e Kosovës, nuk janë edhe gjithaq keq, siç tentohet të paraqiten nga disa qarqe të interesit klanor. Ndal fushatës kundër Federatës së Futbollit të Kosovës! Të gjithë në përkrahje të përfaqësueses së Kosovës, e cila më 25 mars, në Tel Aviv, ndeshet me Izraelin, për Euro 2024!

Agim AdemiBesim KajtaziFFK

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere