Futboll vendor

“O moj Serbi”, Granit Xhaka e shijon në maksimum këngën që i dedikohet atij dhe heronjve të Kosovës (video)

“O moj Serbi”, Granit Xhaka e shijon në maksimum këngën që i dedikohet atij dhe heronjve të Kosovës (video)

Granit Xhaka është njëri prej njerëzve më të urryer në Serbi. Ylli shqiptar ishte njëri prej shkaktarëve kryesorë në eliminimin e Kombëtares së Serbisë në dy Kampionatet e fundit Botërorë . Futbollisti nga Kosova e shënoi njërin nga dy golat e famshëm në Rusi, bashkë me Xherdan Shaqirin, duke i eliminuar serbët, ndërsa javë më

Besnik Batusha

Granit Xhaka është njëri prej njerëzve më të urryer në Serbi.

Ylli shqiptar ishte njëri prej shkaktarëve kryesorë në eliminimin e Kombëtares së Serbisë në dy Kampionatet e fundit Botërorë .

Futbollisti nga Kosova e shënoi njërin nga dy golat e famshëm në Rusi, bashkë me Xherdan Shaqirin, duke i eliminuar serbët, ndërsa javë më parë ishte i jashtëzakonshëm dhe protagonisti kryesor në fitoren ndaj Serbisë, ku shënoi gol Xherdan Shaqiri.

E për këtë, Xhaka është bërë pjesë e një kënge patriotike, e publikuar në rrjetin social “Tiktok”, ku përmenden fytyrat publike, heronjtë dhe patriotët shqiptarë, përfshirë këtu edhe vetë futbollistin e Arsenalit, i cili me atë që e ka bërë përmes futbollit konsiderohet si një hero në Kosovë.

E ai ishte pjesë e një ahengu dhe i qëndroi afër këngëtarit dhe e shijoi në maksimum këtë këngë, siç shihet në video. 

Granit XhakaSerbia

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere