Futboll vendor

Panadic i Ferizajt: Pikë e rëndësishme, luajtëm në mënyrë fantastike në aspektin taktik

Panadic i Ferizajt: Pikë e rëndësishme, luajtëm në mënyrë fantastike në aspektin taktik

Ferizaj i ka dhënë fund serisë prej tre humbjeve radhazi, por nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Drenicës. Përkundër barazimit ndaj kuqezinjve, Ferizaj mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë të tubuara. Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadic ka mbetur i kënaqur nga përgjigja që mori prej futbollistëve

Besnik Batusha

Ferizaj i ka dhënë fund serisë prej tre humbjeve radhazi, por nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Drenicës.

Përkundër barazimit ndaj kuqezinjve, Ferizaj mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë të tubuara.

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadic ka mbetur i kënaqur nga përgjigja që mori prej futbollistëve të tij, teksa ka thënë se kanë marrë një pikë të rëndësishme.

“Kemi marrë pikë të rëndësishme dhe kjo është si përgjigje e asaj që kemi punuar gjatë kësaj jave. Kemi luajtur në mënyrë fantastike në aspektin taktik”.

“Kemi limituar Drenicën me një apo dy gjuajtje në portë. Djemtë dhanë gjithçka në fushë. Duhet t’i falënderoj dhe t’i përshëndes për gjithë energjinë që kanë dhënë”.

“Prej një gabimi të vetëm që bëmë në pjesën e parë morëm gol. Gjithë javën kemi punuar që të jemi më konkret dhe topat të jenë të saktë dhe vertikal”.

“Sot kërkova që mbrojtja të jetë më lartë e vendosur dhe të bëj më shumë presion. Në pjesën e parë kemi bërë shumë mirë, përveç golit që morëm. Nëse vazhdojmë kështu, fitorja do të vijë”, tha Panadic. 

DrenicaFerizajPanadic

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere