Pas Nuhiut, Batatina leksion edhe Dajës: Ishim spektakolar, ditëm ku ta bllokojmë Ballkanin

Llapi ka marrë një fitore spekakolare sot në Suharekë ku e ka mposhtur Ballkanin me rezultat 4:1. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur tejet i kënaqur me reagimin e shpejtë të ekipit të tij pas humbjes së papritur që e pësoi xhiron e shkuar në shtëpi nga Ferizaj. “E kemi ditur se do të
Llapi ka marrë një fitore spekakolare sot në Suharekë ku e ka mposhtur Ballkanin me rezultat 4:1. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur tejet i kënaqur me reagimin e shpejtë të ekipit të tij pas humbjes së papritur që e pësoi xhiron e shkuar në shtëpi nga Ferizaj.
“E kemi ditur se do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Këtë herë ndoshta ka ndryshuar loja e Ballkanit që ka treguar paraqitje të mira në Evropë dhe në këtë e shfrytëzuam duke reaguar pas një humbje të papritur. Bëmë një paraqitje spektakolare. Këtë herë i kishim marrë të gjitha masat për t’u përballur me Ballkanin dhe kemi bërë ndryshime taktike dhe e kemi ditur se nëse vrapojmë më shumë do ta fitojmë ndeshjen, gjë që edhe e arritëm”, ka thënë Batatina, për Artsport
“Mbuluam pikat e forta të Ballkanit, u mbrojtëm shumë mirë dhe shfrytëzuam kundërsulmet e shpejta ku realizuam golat dhe fituam ndeshjet. Rivera është mesfushori më i mirë në ligë dhe këtë nuk kemi çka diskutojmë, pasi ai zgjidh të gjitha problemet brenda ndeshjet. Progni me këtë supergol po rikthehet në formën e dikurshme dhe ne do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje sepse kampionati është i gjatë”. /Demokracia.com



