Futboll vendor

Pasardhësi i familjes Jashari nënshkruan kontratë profesionale me FC Prishtinën

Pasardhësi i familjes Jashari nënshkruan kontratë profesionale me FC Prishtinën

Pasardhësi i familjes Jashari, Igball Jashari dhe katër talentë të tjerë kanë nënshkruar kontratë profesionale me FC Prishtinën. Kjo është bërë e ditur nga vet klubi kryeqytetas përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook. Igball Jashari (17), Dion Gallapeni (18), Olt Pllana (18), Arlind Dobroshevci (16) dhe Donart Llabjani (18) janë lojtarët

Besnik Batusha

Pasardhësi i familjes Jashari, Igball Jashari dhe katër talentë të tjerë kanë nënshkruar kontratë profesionale me FC Prishtinën.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi kryeqytetas përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Igball Jashari (17), Dion Gallapeni (18), Olt Pllana (18), Arlind Dobroshevci (16) dhe Donart Llabjani (18) janë lojtarët që kanë firmosur të mërkurën me FC Prishtinën.

Sulmuesi i FC Prishtinës, Igball Jashari, tashmë e ka nënshkruar kontratën profesionale me klubin. Igballi është pasardhës i familjes legjendare Jashari nga Prekazi i Skënderajt. Ai është zhvilluar si futbollist te Shkolla e Futbollit “Kurda” derisa është edhe reprezentues i Kosovës U19. Igballi i bashkohet ekipit të parë nga skuadra e juniorëve.

“Deri më tani kam pasur një zhvillim të mirë tek juniorët e Prishtinës si në ndeshje po ashtu edhe në stërvitje ku unë jap maksimumin. Normalisht, unë çdo herë kërkoj më shumë nga vetja dhe do të vazhdoj të punoj që të jem edhe më i kënaqur. Si çdo lojtar ambicioz edhe unë pres momentin tim për të debutuar pasi që për këtë punoj dhe angazhohem tej mase”, deklaroi Jashari.

Igball JashariPrishtina

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere