Futboll vendor

Ramadani: Fitoret e Gjilanit nuk janë të rastësishme

Ramadani: Fitoret e Gjilanit nuk janë të rastësishme

Fitoret e Gjilanit nuk janë të rastësishme, ka thënë pas ndeshjes trajneri i skuadrës, Zekirija Ramadani. Ramadani tha se pas dy fitoreve paraprake, ndeshja ndaj Dukagjinit ishte testi i radhës, dhe se futbollistët e Gjilanit e kaluan atë me sukses. “Padyshim që i bëm dy fitore radhazi dhe ky ishte një test jo për dikë

Besnik Batusha

Fitoret e Gjilanit nuk janë të rastësishme, ka thënë pas ndeshjes trajneri i skuadrës, Zekirija Ramadani.

Ramadani tha se pas dy fitoreve paraprake, ndeshja ndaj Dukagjinit ishte testi i radhës, dhe se futbollistët e Gjilanit e kaluan atë me sukses.

“Padyshim që i bëm dy fitore radhazi dhe ky ishte një test jo për dikë tjetër, por për veten. Ishte fitorja e tretë dhe me plot meritë, me shumë angahzim, në një fushë kaq të vështirë. Dukagjini ka bërë disa hapa fals dhe kur shkon në shtëpinë e tyre është e vështirë. Ne e merituam fitoren. Për shkak të rezultatit, ne duhej të mbroheshim në atë mënyrë. Me të vërtetë ishte një fitore e madhe. Kjo është një vërtetësi që këto fitoret e fundit, nuk ishin të rastësishme”, është shprehur Ramadani pas ndeshjes.

GjilaniRamadani

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere