Futboll vendor

Ramadani thyen heshtjen: Nuk kam marrëveshje me asnjë skuadër, jam futbollist i Gjilanit

Ramadani thyen heshtjen: Nuk kam marrëveshje me asnjë skuadër, jam futbollist i Gjilanit

Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë lajme në lidhje me të ardhmen e mesfushorit të Gjilanit, Arbnor Ramadani. Është përfolur për një rikthim të tij te Llapi, pasi momentalisht klubi i Gjilanit po kalon nëpër një krizë financiare. Transferimi i tij nga kuqebardhët ishte një nga “goditjet” më të mëdha në afatin kalimtar veror. Futbollisti

Besnik Batusha

Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë lajme në lidhje me të ardhmen e mesfushorit të Gjilanit, Arbnor Ramadani.

Është përfolur për një rikthim të tij te Llapi, pasi momentalisht klubi i Gjilanit po kalon nëpër një krizë financiare.

Transferimi i tij nga kuqebardhët ishte një nga “goditjet” më të mëdha në afatin kalimtar veror. Futbollisti gjilanas i kontaktuar nga Gazeta Olle, ka mohuar kategorikisht lajmet e fundit për arritjen e marrëveshjes për rikthimin e tij te Llapi.

“Po shoh shumë lajme rreth të ardhmes time se kinse kam marrëveshje me ndonjë klub tjetër. Dua të them se unë jam futbollist i Gjilanit deri në këto momente dhe kam kontratë me klubin”.

“Aktualisht jam i fokusuar 100 për qind ta përfundojë këtë gjysmë stinor me Gjilanin dhe normalisht se nëse rregullohet situata do të jem pjesë e klubit pasi kam kontratë afatgjate”, ka thënë Ramadani.

Ramadani thekson se nuk është takuar me asnjë klub tjetër dhe këtë gjë mund ta shqyrtojë vetëm nëse nuk rregullohet situata në klub.

“Por nëse nuk ka asgjë në këtë drejtim atëherë do të shikoj se çfarë do të bëj. Por prapë dua të them se nuk jam takuar me asnjë klub tjetër dhe nuk kam kurrfarë marrëveshje pasi jam një futbollist i Gjilanit”, përfundoi Ramadani.

SC Gjilani përkundër momenteve të vështira që po kalon, renditen në pozitën e tretë në tabelë me 27 pikë pas 17 ndeshjeve në elitën e futbollit kosovar. 

GjilaniLlapiRamadani

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere