Futboll vendor

Rrahmani i gatshëm për edicionin e ri

Rrahmani i gatshëm për edicionin e ri

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është plotësisht i gatshëm për edicionin e ri, që në Serie A nis vikendin e ardhshëm. Mediumet italiane kanë raportuar se Rrahmani nuk është fare i lënduar dhe të mërkurën ka stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit. Të martën u raportua se Rrahmani ishte lënduar në stërvitje, të cilën

Besnik Batusha

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është plotësisht i gatshëm për edicionin e ri, që në Serie A nis vikendin e ardhshëm. Mediumet italiane kanë raportuar se Rrahmani nuk është fare i lënduar dhe të mërkurën ka stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit.

Të martën u raportua se Rrahmani ishte lënduar në stërvitje, të cilën e kishte lënë në gjysmë por mësohet se ai kishte vetëm një shqetësim të lehtë muskulor pa e penguar që të kryejë seancën stërvitore.

Rrahmani, vlerësohet si njëri prej lojtarëve kyç te Napoli në mbrojtje dhe në fazën përgatitore ka treguar formë të mirë, ku ka shënuar edhe gol në fitoren 1:0 ndaj Augsburgut në ndeshjen miqësore. Në xhiron e parë të edicionit 2023/24 të kampionatit italian, Napoli do të luaj në udhëtim te Frosinone, ekip ky i rikthyer në Serie A.

NapoliRrahmani

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere