Shpërthimi i Leotrim Kryeziut: Gjysmë viti nuk shënoi asnjë gol, për një javë realizoi katër

Leotrim Kryeziu mund të quhet arma e re që mund ta përdorë Ismet Munishi gjatë sezonit në vazhdim me Prishtinën. Sulmuesi i klubit prishtinas ishte kritikuar që nuk po realizonte gola. Ai kishte gjashtë muaj që nuk dinte se si të realizohej goli, transmeton Futbollikosovar.net. Bash kur skuadrës i duhej më së shumti Kryeziu filloi
Leotrim Kryeziu mund të quhet arma e re që mund ta përdorë Ismet Munishi gjatë sezonit në vazhdim me Prishtinën.
Sulmuesi i klubit prishtinas ishte kritikuar që nuk po realizonte gola. Ai kishte gjashtë muaj që nuk dinte se si të realizohej goli, transmeton Futbollikosovar.net.
Bash kur skuadrës i duhej më së shumti Kryeziu filloi që të realizojë gola. Ai për një javë realizoi 4 gola. Dy gola kundër Ferizajt, një kundër Dritës dhe një tjetër kundër Llapit.
Munishi ka përshëndetur formën e sulmuesit të tij. Në një moment ai ka thënë që edhe kanë mbetur të befasuar në bankinë me atë paraqitje të Kryeziut kundër Ferizajt ku realizoi dy gola.



