Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shpëtim Idrizi thotë se ekipi i tij i humbi dy pikë ndaj Prishtinës
    Futboll vendor

    Shpëtim Idrizi thotë se ekipi i tij i humbi dy pikë ndaj Prishtinës

    02/11/2022 21:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi është ndarë i kënaqur me paraqitjen e tij ndaj ekipit të Prishtinës, por ka thënë se kanë mundur ta fitojnë ndeshjen. Madje, Idrizi ka shtuar se 89-shi humbi dy pikë ndaj Prishtinës.

    Dueli mes Prishtinës dhe Trepçës ’89, përfundoi 2:2 të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ishte ndeshje e mbetur e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

    “Jam jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjen e ekipit, sidomos pas humbjes nga Malisheva që e pësuam vikendin e shkuar. Ishte një reagim shumë i mirë. Është mëkat që humbëm dy pikë ndaj Prishtinë, pasi patëm epërsinë dhe rastet që i krijuam. Por, jam i kënaqur me pikën e fituar”, tha Idrizi.

    TË LIDHURA

    Kosovare Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë

    12/07/2025 23:48

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.