Futboll vendor

Situata e krijuar në FFK nga ndërhyrja e shtetit | Muriqi: Kanë reflektuar për të keq edhe tek lojtarët

Situata e krijuar në FFK nga ndërhyrja e shtetit | Muriqi: Kanë reflektuar për të keq edhe tek lojtarët

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për situatën në FFK, ku kryetari Agim Ademi është në arrest shtëpiak. Muriqi tha se futbollistë janë për ta përfaqësuar shtetin, teksa shtoi se ngjarje të tilla reflektojnë keq edhe në Federatë por edhe tek ta. “Ne si futbollistë jemi këtu për ta përfaqësuar shtetin tonë,

Besnik Batusha

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për situatën në FFK, ku kryetari Agim Ademi është në arrest shtëpiak.

Muriqi tha se futbollistë janë për ta përfaqësuar shtetin, teksa shtoi se ngjarje të tilla reflektojnë keq edhe në Federatë por edhe tek ta.

“Ne si futbollistë jemi këtu për ta përfaqësuar shtetin tonë, kështu që janë ngjarje që mirë do të ishte të mos ndodhin, normal që reflektojnë keq për çdo njëri në Federatë por edhe tek ne si futbollistët por tash duhet të shohim përpara. S’kam ndonjë përgjigje konkrete, me relefktu ka reflektuar por me një rezultat pozitiv do të duhej ta tejkalojmë këtë”, është shprehur Muriqi, raporton Klan Kosova.

Tutje, ai u pyet edhe nëse është duke e agjëruar muajin e Ramazanit, teksa u përgjigj se nuk po arrin ta bëjë këtë, por ka lojtarë të kombëtares që po e bëjnë.

“Unë nuk jam duke agjëruar, sepse një ditë para lojës ose ditën e lojës s’e agjëroj. Nuk po mundem. Por, po, janë disa që po agjërojnë”, është shprehur Muriqi.

FFKMuriqi

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere