Futboll vendor

Sot 32 vite emigroi me familje nga Kosova, Valon Behrami vjen me një rrëfim emocional

Sot 32 vite emigroi me familje nga Kosova, Valon Behrami vjen me një rrëfim emocional

Valon Behrami ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Favoriti i Botërorit” në televizionin T7. Behrami foli gjithçka në lidhje me karrierën e tij. Sot janë bërë pikërisht 32 vite kur ai me familje emigroi në Zvicër, ndërsa vet Behrami rrëfen emocionet e largimit dhe akomodimit në shtetin helvetik. “I vogël kam qenë atëherë. Veç

Besnik Batusha

Valon Behrami ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Favoriti i Botërorit” në televizionin T7.

Behrami foli gjithçka në lidhje me karrierën e tij.

Sot janë bërë pikërisht 32 vite kur ai me familje emigroi në Zvicër, ndërsa vet Behrami rrëfen emocionet e largimit dhe akomodimit në shtetin helvetik.

“I vogël kam qenë atëherë. Veç po më bjen në mend disa gjëra. Po më bjen në mend kur jemi nis prej Kosovës nuk kemi ditë ku po shkojmë. Jemi kanë të vogël edhe baba e nana nuk na kanë tregu ku po shkojmë. Kur kemi mbërri në Zvicër, dy muaj kanë qenë shumë të vështira për neve se ka qenë krejt ndryshe. Ka ndryshu krejt jeta. Gjuha nuk ka qenë e njëjta. Buka na mungojke, na mungojke familja. Fillimi ka qenë kogja zor, po njeri adaptohet shumë shpejt. Pas 5-6 muajve ja kemi nisë me ni veten pak më mirë këtu në Zvicër. Jeta që e kam bo në Kosovë ka qenë jeta më e mirë që ka ekzistu, janë ndrru shumë sene, kam kuptu shumë sene, jemi adaptu me jetu në Zvicër. Jemi rrit, pastaj kanë ardh gjërat tjera, karriera ime që na ka ndihmu shumë. Kam pasë dëshirë me jetu gjithë në Kosovë. Momentet më të mira që I kam pasë në jetë kanë qenë në Kosovë. Kanë qenë ato vitet kur familja ka qenë krejt bashkë”, tregoi Behrami.

KosovaValon BehramiZvicra

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere