Futboll vendor

Ballkani pasuron stafin teknik me ndihmës trajner dhe video analist

Ballkani pasuron stafin teknik me ndihmës trajner dhe video analist

Ballkani është njëra nga skuadra më të organizuara në futbollin kosovar. Suharekasit tashmë kanë pasuruar stafin teknik edhe me ndihmëstrajnerin Glen Daja dhe video analistin, Ardi Kabashi, shkruan Gazeta Olle. Padyshim se dy ardhjet e reja në klub do pritet të jenë të dobishëm për orarin e dendur të Ballkanit në Superligë dhe në Conference

Besnik Batusha

Ballkani është njëra nga skuadra më të organizuara në futbollin kosovar.

Suharekasit tashmë kanë pasuruar stafin teknik edhe me ndihmëstrajnerin Glen Daja dhe video analistin, Ardi Kabashi, shkruan Gazeta Olle.

Padyshim se dy ardhjet e reja në klub do pritet të jenë të dobishëm për orarin e dendur të Ballkanit në Superligë dhe në Conference League.

“Të dyve i dëshirojmë suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët!!”, ka shkruar Ballkani në prezantimin e Dajës dhe Kabashit.

Ballkani momentalisht gjendet në pozitën e dytë në tabelë në elitën e futbollit kosovar me 21 pikë dhe dy ndeshje më pak.

Portokallinjtë po udhëheqin edhe në grupin e tyre në Conference League me katër pikë pas tri ndeshjeve (aq sa kanë edhe ekipet e tjera në grup). 

Arti KabashiBallkaniGlen Daja

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere