Futboll vendor

Batatina: Llapi nuk ishte në ditën më të mirë

Batatina: Llapi nuk ishte në ditën më të mirë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se Llapi nuk ishte në ditën më të mirë në humbjen nga Prishtina në “Fadil Vokrri” të shtunën 2:0, por ka nënvizuar se Kosova e ka fituar një mbrojtës në të cilin mund të llogaritë. Ai e ka vlerësuar Ilir Krasniqin si Amir Rrahmanin e dytë të Kosovës.

Besnik Batusha

“Mendoj që nuk i shfrytëzuam rastet në pjesën e parë dhe pranuam gol të lehtë. Ishim të pavëmendshëm. Djemtë bënë maksimumin. Djemtë dhanë gjithçka nga vetja por nuk ishim në ditën më të mirë. Ndoshta në pjesën e parë nuk është dashur të pranojmë gol, në mënyrë që të ishim më të qetë në pjesën e dytë”, tha fillimisht Batatina.

“Ilir Krasniqi është Amir Rrahmani i dytë i Kosovës. Nëse reprezentacioni i Kosovës ka fituar një lojtar nga Superliga, ai është Ilir Krasniqi. Respekt për ata që kanë luajtur deri tani te Kosova, por Kosova ka fituar një mbrojtës që po shkëlqen në çdo ndeshje”, është shprehur Batatina.

BatatinaLlapiPrishtina

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere