Futboll vendor

Dorëheqjet te Ferizaj, klubi falënderon Morinën, Berishën dhe Selmanin

Dorëheqjet te Ferizaj, klubi falënderon Morinën, Berishën dhe Selmanin

Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina, ndihmës trajneri Fadil Berisha dhe drejtori sportiv, Agron Selmani, të dielën dhanë dorëheqje nga postet e tyre në klub. Dorëheqja erdhi pas barazimit 1-1 me Gjilanin, që e la klubin ferizajas në fund të tabelës në Albi Mall Superligën e Kosovës. Me anë të një komunikate zyrtare, FC Ferizaj ka

Besnik Batusha

Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina, ndihmës trajneri Fadil Berisha dhe drejtori sportiv, Agron Selmani, të dielën dhanë dorëheqje nga postet e tyre në klub.

Dorëheqja erdhi pas barazimit 1-1 me Gjilanin, që e la klubin ferizajas në fund të tabelës në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Me anë të një komunikate zyrtare, FC Ferizaj ka falënderuar ata për kontributin e tyre në klub.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT!

Në emër të bordit drejtues të FC Ferizaj, presidenti i klubit, Lulzim Abazi shprehë falenderimet e veçanta për kontributin e trajner, Arbnor Morines, zëvendës trajnerit Fadil Berisha dhe drejtorit sportiv, Agron Selmani.

“Në emër të bordit drejtues, që është organi më i lartë i klubit FC Ferizaj, dua të falenderoj për rrugëtimin tonë deri tash, ish-trajnerin Arbnor Morinen, zëvendësin e tij Fadil Berishen dhe ish-drejtorin, Agron Selmanin.

Ne ishim bashkë që nga Liga e Parë, duke zhvilluar ndeshje të mira në fushë, por edhe në aspektin e organizimit të klubit. U inkuadruam në Superligën e Kosovës, pas një sezoni me shumë mund dhe punë. Të bindur ishim që më përbërjen e njëjtë të vazhdonin edhe në nivelin më të lartë të garave në Superligë.

Por ja që gjërat nuk shkojnë secilën herë ashtu siç parashihen. Por ne i jemi mirënjohës secilit për kontributin dhe punën e tyre në këtë periudhë sepse kemi bërë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e FC Ferizaj.

Në emër të bordit drejtues edhe një herë, si president, i dëshiroj shumë shëndet dhe suksese në aspektin profesional, Morines, Berishes dhe Selmanit”.

Agron SelmaniArbnor MorinaFerizaj

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere