Futboll vendor

FC Prishtina: Shtyrja e ndeshjes me Ballkanin është ndërhyrje dhe favorizim

FC Prishtina: Shtyrja e ndeshjes me Ballkanin është ndërhyrje dhe favorizim

Sfida mes Ballkanit dhe Prishtinës, ishte paraparë që të zhvillohet më 30 tetor, por kjo ndeshje është shtyrë nga Komisioni i Garave i Albi Mall Superligës. Orari për zhvillimin e këtij takimi që i takon xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës nuk është caktuar ende. Komisioni ka dhënë një arsyetim se Ballkani luan në

Besnik Batusha

Sfida mes Ballkanit dhe Prishtinës, ishte paraparë që të zhvillohet më 30 tetor, por kjo ndeshje është shtyrë nga Komisioni i Garave i Albi Mall Superligës.

Orari për zhvillimin e këtij takimi që i takon xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës nuk është caktuar ende.

Komisioni ka dhënë një arsyetim se Ballkani luan në mesjavë ndeshjen në Ligën e Konferencës ndaj Slavia Pragës.

Sipas FC Prishtinës, shtyrja e takimit mes Ballkanit është ndërhyrje direkte në ndershmëri të garës dhe favorizim për ekipin nga Suhareka.

“Ballkani të enjten do ta vazhdojë aventurën në Evropë, ndërsa suksesi i tyre do të na bëjë të gjithëve krenar, siç na ka bërë deri më tash, por FC Prishtina dhe klubet e tjera në Kosovë nuk e kanë luksin që të presin derisa skuadra suharekase të çlodhet për të zhvilluar një ndeshje derbi dhe të fortë siç kanë qenë ndeshjet në vitet e fundit me Prishtinën”.

“Kjo shtyrje na duket e çuditshme edhe për faktin se skuadra e Ballkanit ndaj Slavia Pragës luan në Prishtinë dhe nuk do të ketë udhëtime të gjata jashtë vendit”.

“Kujtojmë se Ballkani deri më tash i ka zhvilluar garat në Superligë edhe pas hyrjes në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ballkani si fillim është përballur me CFR Cluj më 08.09.2022 e tre ditë më pas ka luajtur në Superligë me Dritën më 11.09.2022”.

“Me Slavia Pragën ka luajtur në udhëtim më 15.09.2022 derisa katër ditë më pas (19.19.2022) e ka sfiduar FC Ferizajn. Dallimi tre ditë ka qenë edhe me ndeshjet Sivasspor – Ballkani (06.09.2022) dhe Ballkani – Malisheva (09.09.2022) si dhe duelet Ballkani – Sivasspor më 13.10.2022 e Drenica – Ballkani më 16.10.2022”.

“Përjashtim në këtë rast bënë Prishtina, të cilës i kërkohet shtyrja e ndeshjes, jo për një ditë mirëpo për kohë të pacaktuar!”.

“FC Prishtina gjithashtu shpreson se Komisioni i Grave në të ardhmen do t’i bëjë më mirë llogaritë pasi që në fillim të edicionit është njoftuar se ndeshja FC Ballkani – FC Prishtina do të zhvillohet më 27.10.2022, ndërkohë që më 24.10.2022 sërish e kemi dërguar orarin ku keni konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet më 30.10.2022, e një ditë më pas (sot) njoftohemi se përballja me Ballkanin është shtyrë për kohë të pacaktuar”.

BallkaniFC Prishtina

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere