Futboll vendor

Hamiti para duelit me Dukagjinin: Në çdo ndeshje fitorja është objektivi i vetëm i Prishtinës

Hamiti para duelit me Dukagjinin: Në çdo ndeshje fitorja është objektivi i vetëm i Prishtinës

Skuadra jonë ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj KF Dukagjinit të shtunën (8 tetor). Dueli në fjalë që i takon xhiros së 10 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00. Prishtina e ka fituar ndeshjen të këtij edicioni ndaj Dukagjinit të

Besnik Batusha

Skuadra jonë ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj KF Dukagjinit të shtunën (8 tetor).

Dueli në fjalë që i takon xhiros së 10 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00.

Prishtina e ka fituar ndeshjen të këtij edicioni ndaj Dukagjinit të zhvilluar në Klinë me rezultat 2:1.

Mesfushori i ekipit tonë, Genc Hamiti për faqen zyrtare të klubit FC Prishtina e ka vlerësuar në maksimum takimin e radhës ndaj skuadrës dukagjinase.

🎤𝑽𝒍𝒆𝒓𝒆̈𝒔𝒊𝒎𝒊 𝒑𝒆̈𝒓 𝒏𝒅𝒆𝒔𝒉𝒋𝒆𝒏 – Ndeshja ndaj Dukagjinit është e vështirë dhe me rëndësi sikurse të gjitha takimet e tjera. E vlerësojmë maksimalisht ekipin kundërshtar, por objektivi i vetëm i Prishtinës janë pikët e plota.

🎤𝑮𝒋𝒊𝒕𝒉𝒎𝒐𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓 𝒇𝒊𝒕𝒐𝒓𝒆 – Fitoret janë objektivi i vetëm në çdo ndeshje. Normalisht duhet ende shumë punë që të arrihet aty ku klubi dhe tifozët e meritojnë, mirëpo jemi në rrugën e duhur. Te Prishtina po mbizotëron puna dhe dëshira për suksese.

🎤𝑨𝒕𝒎𝒐𝒔𝒇𝒆𝒓𝒂 𝒑𝒂𝒓𝒂 𝒏𝒅𝒆𝒔𝒉𝒋𝒆𝒔 – Atmosfera para ndeshjes është pozitive. Pavarësisht sfidave, stafi dhe grupi po punojnë shumë në këtë drejtim.

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere