Futboll vendor

Ismet Munishi thotë se e mbylli një javë fantastike

Ismet Munishi thotë se e mbylli një javë fantastike

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, e ka vlerësuar fantastike javën që po e lëmë pas, për shkak të nëntë pikëve të fituara brenda kësaj periudhe kohore. Prishtina fitoi ndaj Ferizajt në fundjavën e kaluar, mposhti Dritën në mesjavë dhe të shtunën fitoi ndaj Llapit në “Fadil Vokrri”. “Secila fitore është e madhe. Kundërshtari sot ishte

Besnik Batusha

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, e ka vlerësuar fantastike javën që po e lëmë pas, për shkak të nëntë pikëve të fituara brenda kësaj periudhe kohore.

Prishtina fitoi ndaj Ferizajt në fundjavën e kaluar, mposhti Dritën në mesjavë dhe të shtunën fitoi ndaj Llapit në “Fadil Vokrri”.

“Secila fitore është e madhe. Kundërshtari sot ishte mjaftë i mirë. Llapi e tregoi ndeshjen më të mirë deri tani. Patëm pak fat. Por kur fitohet ndeshja është mirë. Sot Kreshnik Uka luajti fantazi, Leotrim Kryeziu po ashtu, ndërsa Shefit Shefiti po e merr formën çdo ditë e më shumë. Kjo është e mirë për Prishtinën pas rezultateve jo të mira që i patëm. Djemtë kanë karakter dhe këto janë rezultat i punës së palodhshme. Është kënaqësi të jesh lojtar, tifoz dhe trajner i Prishtinës”, është shprehur trajneri i Prishtinës pas ndeshjes.

“Shënuam gol duke shkuar në zhveshtore. Pastaj në pjesën e dytë erdhi edhe goli i dytë që ishte gol i qetësisë. Fitoren sot ia dedikoj lojtarve sepse kanë dhënë shumë mund. Ka qenë javë fantastike. Për një javë t’i fitosh nëntë pikë është fantastike”, përfundoi Munishi.

Prishtina të shtunën në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll, mposhti llapjanët në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, me rezultatin 2:0.

Pas 12 ndeshjeve të luajtura, Prishtina forcohet në pozitën e tretë me 21 pikë.

Ismet MunishiLlapiPrishtina

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere