Futboll vendor

Mëziu e Veliqi ia sigurojnë pikët e plota Drenicës midis Gjilanit

Mëziu e Veliqi ia sigurojnë pikët e plota Drenicës midis Gjilanit

Osman Mëziu dhe Ermal Veliqi me golat e shënuara në 10-të minutat e fundit, ia kanë siguruar pikët e plota skuadrës së Drenicës. Drenica të enjten gjatë ditës në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, në udhëtim te Gjilani, fitoi me rezultatin 2:0. Ishte fitorja e parë e Drenicës pas dy disfatave e një barazimi.

Besnik Batusha

Osman Mëziu dhe Ermal Veliqi me golat e shënuara në 10-të minutat e fundit, ia kanë siguruar pikët e plota skuadrës së Drenicës. Drenica të enjten gjatë ditës në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, në udhëtim te Gjilani, fitoi me rezultatin 2:0. Ishte fitorja e parë e Drenicës pas dy disfatave e një barazimi. Golashënuesi i fundjavës ndaj Ballkanit, Mëziu, golin e epërsisë e shënoi në minutën e 81-të.

Golin e fitores Mëziu e shënoi në minutën e 81-të të ndeshjes. Ai doli përballë me portierin Enea Koliçi dhe ishte i pagabueshëm duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar. Gjilani që në xhiron e kaluar fitoi ndaj Malishevës, e pësoi edhe golin e dytë në minutën e 87-të. Veliqi ishte i pagabueshëm nga afërsia në minutën e 87-të.

Me këtë fitore, Drenica ngjitet në vendin e pestë në tabelë dhe ka 15 pikë në 12 ndeshje. Ka dy pikë më shumë se Llapi që ka dy ndeshje më pak të luajtura. Gjilani mbetet në vendin e katërt me 18 pikë në 12 xhiro. Në xhiron e fundjavës, Gjilani udhëton te Trepça ’89, ndërsa Drenica e pret Malishevën.

DrenicaGjilaniMeziu

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere