Sport Ndërkombëtar

Xhaka zgjidhet lojtari i muajit te Arsenali

Xhaka zgjidhet lojtari i muajit te Arsenali

Arsenali ka njoftuar se Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti më i mirë për muajin shtator. Xhaka mori 83 për qind të votave nga fansat për paraqitjet fantastike gjatë muajit të kaluar. “Granitin e kemi parë të luajë në një rol më të avancuar këtë sezon dhe shifrat e tij gjatë muajit binin në sy. Ai

Besnik Batusha

Arsenali ka njoftuar se Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti më i mirë për muajin shtator.

Xhaka mori 83 për qind të votave nga fansat për paraqitjet fantastike gjatë muajit të kaluar.

“Granitin e kemi parë të luajë në një rol më të avancuar këtë sezon dhe shifrat e tij gjatë muajit binin në sy. Ai krijoi nëntë raste dhe kompletoi 143 pasime, por gjithashtu tregoi aftësitë e tij mbrojtëse duke rifituar 20 herë posedimin e topit dhe duke fituar nëntë duele”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Shtatori ka qenë muaji i Xhakës, i cili festoi ditëlindjen e tij të 30-të këtë javë duke ndihmuar Zvicrën të qëndrojë në Ligën A të Ligës së Kombeve të UEFA-s pas fitoreve të njëpasnjëshme kundër Spanjës dhe Republikës Çeke.

Graniti ishte një favorit i fortë për të fituar çmimin, me Gabriel Jesusin që u rendit i dyti me 8% të votave dhe Bukayo Saka i treti me 6%.

ArsenalFutbollisti i muajitGranit Xhaka

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Belgjika fiton me përmbysje ndaj Turqisë

Sport Ndërkombëtar

Bayerni interesohet për Grudën

Sport Ndërkombëtar

Manzambi largohet nga kampi i Zvicrës

Sport Ndërkombëtar

Sepp Blatter sulmon Gianni Infantinon