Futboll vendor

Ademi i dërgon letër Hovenierit pas fitores së ShBA-së ndaj Iranit, ambasadori amerikan e falënderon

Ademi i dërgon letër Hovenierit pas fitores së ShBA-së ndaj Iranit, ambasadori amerikan e falënderon

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka dërguar një letër ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier me rastin e fitores së ShBA-së ndaj Iranit në Kupën e Botës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës triumfuan 0:1 ndaj Iranit dhe kësisoj siguruan kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës. “Federata e Futbollit

Besnik Batusha

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka dërguar një letër ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier me rastin e fitores së ShBA-së ndaj Iranit në Kupën e Botës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës triumfuan 0:1 ndaj Iranit dhe kësisoj siguruan kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka kënaqësinë t’i bashkohet Ambasadës Amerikane dhe të gjithë amerikanëve në festimin e fitores së SHBA-së në Kupën e Botës Katar 2022 pas mposhtjes së Iranit më 29 nëntor 2022. Kjo i jep Shteteve të Bashkuara një shans për të shkuar më tej, dhe ne jemi të gjithë po aq të emocionuar siç jeni për të parë ndeshjet e ardhshme”, thuhet në letrën e dërguar nga kreu i FFK-së.

Ambasadori amerikan letrën e dërguar nga i pari i FFK-së e shpërndau në llogarinë e tij në Twitter, duke e falënderuar Ademin për letrën, siç e quajti ai, të ngrohtë.

“Faleminderit President Ademi për letrën e ngrohtë të urimit për fitoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dje. Jam i kënaqur të shoh avancimin e amerikanëve dhe do të brohoras për ta këtë fundjavë nga Kosova”, thuhet në reagimin e ambasadorit Hovenier.

Thank you to @FFK_KS President Ademi for the warm letter of congratulations regarding the great @USMNT win yesterday! Delighted to see the 🇺🇸 advance yesterday and will be cheering them on this weekend from 🇽🇰 pic.twitter.com/2frGWZKm7w

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 30, 2022
AdemiFFKHovenieriKosovaSHBA

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere