Futboll vendor

Amir Rrahmani po ushtron i vetëm në palestër, i vendosur për t’u rikthyer edhe më i fortë

Amir Rrahmani po ushtron i vetëm në palestër, i vendosur për t’u rikthyer edhe më i fortë

Amir Rrahmani po mundohet t’i japë fund lëndimit që e la jashtë fushës së blertë për më shumë se një muaj. Futbollisti kosovar është duke e shfrytëzuar pushimin e ligave evropiane shkaku i Kupës së Botës për t’u bërë gati për vazhdimin e sezonit në fillim të vitit 2023. Përfaqësuesi kosovar ishte lënduar në ndeshje

Besnik Batusha

Amir Rrahmani po mundohet t’i japë fund lëndimit që e la jashtë fushës së blertë për më shumë se një muaj.

Futbollisti kosovar është duke e shfrytëzuar pushimin e ligave evropiane shkaku i Kupës së Botës për t’u bërë gati për vazhdimin e sezonit në fillim të vitit 2023.

Përfaqësuesi kosovar ishte lënduar në ndeshje me Cremonesen, ndërsa ka munguar në 9 ndeshje ndërmjet Serie A e Ligës së Kampionëve.

Edhe pse Juan Jesus e Leo Ostigard kanë bërë që të mos ndihet mungesa e tij, 28 vjeçari është lojtar mjaft i rëndësishëm i ekipit të trajnerit Luciano Spalletti.

Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës është duke ushtruar i vetëm në palestër me një trajner personal.

Pas pushimit, skuadra e kaltër do të ketë shumë ndeshje për t’u përballur dhe Napoli ka nevojë absolutisht për Rrahmanin.

Trajneri Spalletti duhet të ketë sa më shumë lojtarë në dispozicion, duke e pasur parasysh orarin e ngjeshur.

Deri tash, Rrahmani i ka zhvilluar 11 ndeshje në kampionatin vendor dhe në garat evropiane, por nuk e ka gjetur ende golin, shkruan “Gazeta Express”.

Në sezonin e kaluar, ai i kishte realizuar 4 gola.

Rrahmani synon të rikthehet për ndeshjen kundër Interit në fillim të janarit të vitit që vjen.

Amir RrahmaniKosovaNapoli

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere