Futboll vendor

Bëri shqiponjën para serbëve, djaloshi nga Katari: Jam tifoz i Brojës dhe Muriqit, më ka mësuar një shok nga Kosova për shqiponjën

Bëri shqiponjën para serbëve, djaloshi nga Katari: Jam tifoz i Brojës dhe Muriqit, më ka mësuar një shok nga Kosova për shqiponjën

Pamjet e djaloshit që bënte shqiponjën me dy krerë përpara lojtarëve serb u bënë virale mediat shqiptare. Ai quhet Ahmed Al Sheikh është një banor i Katarit. Ahmedi ka folur në një video të bërë për gazetën “Blic”, ku tregon edhe lidhjen e tij me shqiptarët dhe është vërtet një histori interesante. Al Sheikh-u rrëfen

Besnik Batusha

Pamjet e djaloshit që bënte shqiponjën me dy krerë përpara lojtarëve serb u bënë virale mediat shqiptare. Ai quhet Ahmed Al Sheikh është një banor i Katarit.

Ahmedi ka folur në një video të bërë për  gazetën “Blic”, ku tregon edhe lidhjen e tij me shqiptarët dhe është vërtet një histori interesante.

Al Sheikh-u rrëfen se ka mësuar për Shqipërinë nga një mik i tij, djali i ambasadorit të Kosovës, dhe se është ndjerë si në shtëpinë e tij në momentin që ka shkelur në vendin tonë.

“E kam mësuar shqiponjën nga një shok i imi, i cili është djali i një ambasadori të Kosovës. Ai më ka treguar shumë për luf.tën.

Për mua personalisht shqiptarët janë të sjellshëm, shumë mikpritës. Gjatë vizitës sime në Shqipëri ata më bënë të ndihem si në shtëpinë time.

Jam lindur dhe rritur në Katar. Që nga vizita ime në Shqipëri, unë gjithmonë kam qenë tifoz i juaji. Dy lojtarët e mi të preferuar janë Broja dhe Muriqi. Rroftë Shqipëria”, ka thënë Ahmed Al Sheikh.

Ahmed Al SheikhKatariKosovaShqiperia

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere