Futboll vendor

Ermal Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Ermal Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë. Çmimi i më të mirit për javën e 18-të i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Ermal Krasniqi. Komisioni vlerësoi se sulmuesi anësor i kampionëve në fuqi ishte

Besnik Batusha

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit për javën e 18-të i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Ermal Krasniqi.

Komisioni vlerësoi se sulmuesi anësor i kampionëve në fuqi ishte më i merituari në fitoren si mysafirë ndaj Gjilanit, me rezultat 3:0. Ai përgjatë tërë ndeshjes tregoi lojë të mirë, derisa ishte vendimtar në arkëtimin e tri pikëve të reja edhe me dy gola të shënuar.

Çmimi “Ylli i Javës” për Krasniqin e ndau Mentor Boroci, zyrtar ligjor në Albi Mall.

E pas marrjes së këtij çmimi për herë të dytë në këtë edicion, Ermal Krasniqi, foli për faqen zyrtare të FFK-së.

“Si çdo herë është kënaqësi të zgjedhësh më i miri i javës. Ndjenjë e mirë që u riktheva prapë gjatë këtij edicioni për ta marrë këtë shpërblim. Jam i lumtur për sukseset e klubit dhe për faktin që arrij ta ndihmoj skuadrën nga ndeshja në ndeshje në arritjen e objektivave të saj. Ballkani edhe në këtë edicion po tregon seriozitet dhe jemi në rrugën e duhur për ta mbrojtur titullin kampion. Falënderoj bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë stafin, pasi bashkërisht po bëjmë një punë të mrekullueshme”, ka theksuar Krasniqi.

Ermal KrasniqiYlli i Superliges

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere