Futboll vendor

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë zhvillojnë ndeshje miqësore në futboll

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë zhvillojnë ndeshje miqësore në futboll

Në një atmosferë vëllazërore, në Kukës është zhvilluar ndeshja miqësore në futboll në mes FSK-së, dhe FARSH-së. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të festimit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe themelimit të Ushtrisë Shqiptare. Pas intonimit të himneve shtetërore lojën e filluan dy gjeneralët, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari

Besnik Batusha

Në një atmosferë vëllazërore, në Kukës është zhvilluar ndeshja miqësore në futboll në mes FSK-së, dhe FARSH-së.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të festimit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe themelimit të Ushtrisë Shqiptare.

Pas intonimit të himneve shtetërore lojën e filluan dy gjeneralët, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shefi i shtabit të FARSH-së, gjeneral brigade Arben Kingji, loje kjo e cila përfundoi me rezultat 1-3 në të mirë të FSK-së.

Në fund të takimit të dy gjeneralët uruan që përvjetorët e dy shteteve tona të na gjejnë gjithherë e më të bashkuar në të mirë të paqes dhe sigurisë, në rajon dhe me gjerë.

Forca e Sigurisë së KosovësFSKShqiperi

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere