Lajm fantastik për skuadrën e Ligës së Parë, do të bëhet me stadium modern në vitin 2023

Skuadra e Ligës së Parë, KF Kika në vitin 2023 do të bëhet me stadium modern. Këtë gjë e ka konfirmuar kryetari Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili ka falënderuar MKRS-në për financimin e këtij projekti të rëndësishëm. Për këtë projekt, nga MKRS-ja janë ndarë 1.6 milionë euro. Gjithashtu, janë duke vazhduar edhe punimet
Skuadra e Ligës së Parë, KF Kika në vitin 2023 do të bëhet me stadium modern.
Këtë gjë e ka konfirmuar kryetari Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili ka falënderuar MKRS-në për financimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Për këtë projekt, nga MKRS-ja janë ndarë 1.6 milionë euro.

Gjithashtu, janë duke vazhduar edhe punimet në fushën sintetike.
Siç njofton Rahimaj, Klubi i Kikës në edicionin e ardhshëm do të bëhet edhe me sponsor gjeneral.
“Nuk do të lejojmë që të shuhen talentet, për mungesën e përkrahjes nga institucionet”, thuhet në njoftim.



