Futboll vendor

LAJMI I FUNDIT| Mirlind Daku largohet nga Kosova pak para ndeshjes me Armeninë

LAJMI I FUNDIT| Mirlind Daku largohet nga Kosova pak para ndeshjes me Armeninë

Qendërsulmuesi Mirlind Daku nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në dy ndeshjet e radhës të Kombëtares së Kosovës, prandaj do të largohet nga grumbullimi, kështu mëson Gazeta Nacionale me burime pranë kombëtares. Daku ishte një ndër të ftuarit e përzgjedhësit Alain Giresse për ndeshjet e muajit nëntor, duke marrë një ftesë mesë të

Besnik Batusha

Qendërsulmuesi Mirlind Daku nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në dy ndeshjet e radhës të Kombëtares së Kosovës, prandaj do të largohet nga grumbullimi, kështu mëson Gazeta Nacionale me burime pranë kombëtares.

Daku ishte një ndër të ftuarit e përzgjedhësit Alain Giresse për ndeshjet e muajit nëntor, duke marrë një ftesë mesë të merituar, falë formës së lartë që po kalon te skuadra sllovene, N.S Mura.

Sidoqoftë, fatkeqësisht për kosovarin, ai nuk do të jetë në gjendje që t’i ndihmojë kombëtares në këto dy miqësore.

Siç mëson Gazeta Nacionale, Daku është sëmurë prandaj edhe nuk do të jetë në gjendje të zhvillojë minuta ndaj Armenisë ditën e enjte, apo edhe të shtunën kundër Ishujve Faroe.

Gjithnjë bazuar në këto burime, shkaku i këtij gripi është arsyeja pse Daku është detyruar t’i lërë bashkëlojtarët.

Ndër më të mirët te Mura, edicion mahnitës i Mirlind Dakut

Padyshim, sulmuesi Mirlind Daku po e kalon formën më të mirë të karrierës te skuadra sllovene.

Ai është bërë një titullar i padiskutueshëm dhe është duke e dëshmuar se e meriton pozitën falë paraqitjeve të hatashme që po i ndihmojnë Muras të ‘ëndërrojnë’ një vend në Evropë.

Brenda 19 paraqitjeve në të gjitha garat këtë edicion, kosovari ka gjetur rrugën drejtë rrjetës plot 14 herë, derisa ka kontribuar edhe me një asistim në total.

Kjo formë gjithashtu ka ndikuar edhe në vlerën e tij, pasi momentalisht në ‘Transfermarkt’ vlerësohet rreth 800 mijë euro.

Kujtojmë, se Daku momentalisht është në formë huazimi me opsion blerje te Mura, derisa kontrata vlen deri më 30 qershor 2023.

Është raportuar këtë edicion që dy klubet spanjolle, Celta Vigo dhe Mallorca duan shërbimet e qendërsulmuesit, por që ende s’ka asgjë konkrete.

Për Kosovën, Daku ka bërë vetëm pesë paraqitje dhe ende s’e ka gjetur golin. Por, për Kosovën U21, ka 13 paraqitje, ku edhe ka shënuar tre gola.

ArmeniaKosovaMirlind DakuMura

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere