Mc Kresha e jep idenë gjeniale se si ta zëvendësojnë shqiponjën Xhaka e Shaqiri nëse shënojnë ndaj Serbisë

Mc Kresha ishte i ftuari i sontëm në emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizionin T7. Ai e dha edhe një ide gjeniale se si ta zëvendësojnë shqiponjën Xhaka e Shaqiri nëse shënojnë ndaj Serbisë. “Ma mirë ish kanë nëse futbollistët shqiptarë të Zvicrës shënojnë ta heqin fanellën dhe përfundi ta kenë një shkrim: Visas for
Mc Kresha ishte i ftuari i sontëm në emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizionin T7.
Ai e dha edhe një ide gjeniale se si ta zëvendësojnë shqiponjën Xhaka e Shaqiri nëse shënojnë ndaj Serbisë.
“Ma mirë ish kanë nëse futbollistët shqiptarë të Zvicrës shënojnë ta heqin fanellën dhe përfundi ta kenë një shkrim: Visas for Kosovo”, deklaroi reperi i njohur kosovar.
Zvicra ia ndaloi festimin me shqiponjë futbollistëve të tyre në ndeshjen ndaj Serbisë, pasi ky gjest i bërë nga Xhaka e Shaqiri në Botërorin “Rusia 2018” kishte shkaktuar polemika të mëdha.



