Muriqi i kundërpërgjigjet trajneri të tij: Unë s’jam i bukur por mund të jem pak atraktiv

Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, në një konferencë për media pati thënë me shaka se sulmuesi Vedat Muriqi, nuk është fare i bukur. “Vedati është aq i keq sa që nëse e kisha takuar në rrugë do ta ndërroja rrugën”, tha Aguirre. “Pirati” tha në emisionin Sports Show në Klan Kosova se mund të mos
Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, në një konferencë për media pati thënë me shaka se sulmuesi Vedat Muriqi, nuk është fare i bukur.
“Vedati është aq i keq sa që nëse e kisha takuar në rrugë do ta ndërroja rrugën”, tha Aguirre.
“Pirati” tha në emisionin Sports Show në Klan Kosova se mund të mos jetë i bukur por është atraktiv.
“Sa i përket bukurisë kam thënë edhe më herët se unë nuk jam i bukur, edhe s’dua me qenë i bukur, por mund të jem pak atraktivë”, tha ai në Klan Kosova.



