Futboll vendor

Muriqi me numra fantastikë, në mesin e yjeve të futbollit evropian

Muriqi me numra fantastikë, në mesin e yjeve të futbollit evropian

Vedat Muriqi është futur në mesin e yjeve të futbollit evropian. Sulmuesi kosovar e realizoi mbrëmë golin e 8-të në 12 ndeshje sa i ka luajtur në La Liga këtë sezon. 28 vjeçari ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit dhe ka statistika të jashtëzakonshme Vedat Muriqi nuk ka të ndalur. Sulmuesi kosovar po vazhdon

Besnik Batusha

Vedat Muriqi është futur në mesin e yjeve të futbollit evropian. Sulmuesi kosovar e realizoi mbrëmë golin e 8-të në 12 ndeshje sa i ka luajtur në La Liga këtë sezon. 28 vjeçari ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit dhe ka statistika të jashtëzakonshme

Vedat Muriqi nuk ka të ndalur.

Sulmuesi kosovar po vazhdon t’i mahnisë të gjithë me paraqitjet e tij impresionuese.

“Pirati” nga Kosova ishte vendimtar edhe në ndeshjen e fundit të Mallorcas.

28 vjeçari e realizoi golin e fitores ndaj Atletico Madridit.

Falë këtij trepikëshi, Mallorca u ngrit në pozitën e 10-të në tabelë.

Muriqi, nga ana e tij, ka statistika të jashtëzakonshme deri tash në sezonin 2022/23.

Prizrenasi e gjeti golin e tetë sezonal nga 12 ndeshje sa i ka luajtur.

Siç dihet, ai mungoi në dy duele të tjera shkaku i suspendimit.

Ish-futbollisti i Lazios i ka lënë prapa me gola yjet si Benzema, Vinicius, Griezmann, Cavani e Morata.

Ai e ka përpara veç Lewandowskin, në listën e realizatorëve më të mirë të ligës spanjolle.

Më saktësisht, Muriqi e ka një mesatare prej 0,66 golash për ndeshje, derisa i ka në këmbët e tij rreth 85 minuta lojë për ndeshje.

Ndër të tjera, Muriqi i ka shënuar mbi 60 për qind të golave të krejt ekipit të Mallorcas, i cili i numëron 13 gola.

Përfaqësuesi kosovar nuk është ndalur me kaq.

Ai është lojtari i vetëm në pesë ligat më të forta evropiane që ka shënuar gol në pesë ndeshjet e fundit radhazi.

Ky pa dyshim është një vit magjik për Muriqin.

Nëse ia shtojmë 8 golave të sezonit aktual edhe 5 të tjera të shënuar në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, i bie që prizrenasi i ka realizuar 13 gola në këtë vit kalendarik.

Gjithashtu, i ka bërë edhe 4 asistime.

Pra, viti 2022 është njëri prej më të mirëve në karrierë të Muriqit.

La LigaMallorcaVedat Muriqi

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere