Futboll vendor

Rahoveci “përforcohet” me një sponsor të fuqishëm

Rahoveci “përforcohet” me një sponsor të fuqishëm

KF Rahoveci ka arritur me një tjetër sponsor të fortë. Klubi vreshtar nuk e ka ndërmend të dorëzohet në luftën për vendin e parë që dërgon direkt në elitë, andaj edhe po vazhdon konsolidimin. Përmes një komunikate të para pak çasteve, konfirmoi se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë M&Silloshi. Më poshtë edhe postimi i

Besnik Batusha

KF Rahoveci ka arritur me një tjetër sponsor të fortë.

Klubi vreshtar nuk e ka ndërmend të dorëzohet në luftën për vendin e parë që dërgon direkt në elitë, andaj edhe po vazhdon konsolidimin.

Përmes një komunikate të para pak çasteve, konfirmoi se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë M&Silloshi.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Puna, angazhimi, transparenca dhe përgjegjësia sjellin rezultate. Të favorshme. Jo vetëm në fushë. Në marrëdhënie e në përfaqësim sa më të dinjitetshëm me partnerët tanë, qoftë aktualë, qoftë ata potencialë. Sot e tutje kemi një tjetër gjigant pas vetes, dhe padyshim se ndihemi më të sigurtë drejt cakut ku synojmë të arrijmë. M&Sillosi. Furnizuesi ndërkombëtar dhe prodhuesi më i madh i miellit në rajon, i bashkohet klubit, për të krijuar një bashkëdyzim cilësish, kompania në prodhim, ne në menaxhim.

M&Sillosit i urojmë mirëseardhje në familjen e madhe bardhekaltër.

DevollëtKF RahoveciRahoveci

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere