Futboll vendor

Sadrija: Messit i duhet veç Kampionati Botëror ta rrumbullakoj karrierën

Sadrija: Messit i duhet veç Kampionati Botëror ta rrumbullakoj karrierën

Gazetarja sportive dhe tifozja e Argjentinës, Elmira Sadrija, ka komentuar ndeshjen e sotme të Argjentinës përballë Meksikës. Ajo tha se me golin e shënuar sot nga Messi, ai barazoi rekordin e legjendës së futbollit, Diego Maradona me tetë gola të shënuara në kampionate botërore. “Besoj se për atë që i ka dhuruar Messi futbollit gjatë

Besnik Batusha

Gazetarja sportive dhe tifozja e Argjentinës, Elmira Sadrija, ka komentuar ndeshjen e sotme të Argjentinës përballë Meksikës.

Ajo tha se me golin e shënuar sot nga Messi, ai barazoi rekordin e legjendës së futbollit, Diego Maradona me tetë gola të shënuara në kampionate botërore.

“Besoj se për atë që i ka dhuruar Messi futbollit gjatë gjithë këtyre viteve, mendoj që atij i nevojitet Botërori për ta rrumbullakuar një karrierë kaq të mirë”, është shprehur Sadrija në “Botërori Special” në Klan Kosova.

Tutje, ajo foli edhe për mungesën e fitores së një kampionati botëror të Argjentinës, që për të cilësia duhet të vijë në mënyrë kolektive dhe jo vetëm nga Messi.

“Cilësia ndonjëherë duhet të vijë në mënyrë kolektive dhe kjo mendoj se i ka munguar Messit tek Argjentina. Ai e ka refuzuar Spanjën vetëm për t’i qëndruar besnik vendit të vetë dhe kjo për mua flet shumë”, është shprehur Sadrija, njofton Klankosova.tv.

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere