“Territorio Pirata”, postimi special i Vedat Muriqit

Vedat Muriqi e ka vazhduar formën e jashtëzakonshme me Mallorcan. Sulmuesi kosovar e realizoi mbrëmë golin e 8-të në 12 ndeshje sa i ka zhvilluar në La Liga këtë edicion. 28 vjeçari ndihet i lumtur me formën që po e kalon dhe pas fitores ndaj Atletico Madridit e ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Vedat Muriqi e ka vazhduar formën e jashtëzakonshme me Mallorcan.
Sulmuesi kosovar e realizoi mbrëmë golin e 8-të në 12 ndeshje sa i ka zhvilluar në La Liga këtë edicion.
28 vjeçari ndihet i lumtur me formën që po e kalon dhe pas fitores ndaj Atletico Madridit e ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Ai festoi mbrëmë duke e mbyllur njërin sy si të ishte një pirat, ashtu siç e ka marrë pseudonimin.
Territorio Pirata! 🏴☠️ pic.twitter.com/UaRH81SHM3
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) November 10, 2022
“Territorio Pirata!” (territori i Piratit), ka shkruar prizrenasi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.
Muriqi është njëri prej sensacioneve të kampionatit spanjoll, ndërsa ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit radhazi.
Ai i ka lënë prapa me gola edhe yjet e La Ligas si Benzema, Vinicius, Griezmann, Cavani e Morata.



