Futboll vendor

Analisti serb: Xhaka e Shaqiri e fituan kampionatin, kur e fituan lojën kundër Serbisë

Analisti serb: Xhaka e Shaqiri e fituan kampionatin, kur e fituan lojën kundër Serbisë

Në emisionin “Politiko” komentatori Branislav Kërstiq ka komentuar ndeshjen e futbollit Zvicër- Serbi pjesë e së cilës pati edhe shqiptar nën fanellat e shtetit zviceranë, raporton Gazeta10. Kërstiq ka thënë se dy shqiptarët Xhaka e Shaqiri e kanë fituar kampionatin natën që kanë fituar kundër Serbisë, raporton Gazeta10. “Shaqiri dhe Xhaka e kanë kënduar këngën

Besnik Batusha

Në emisionin “Politiko” komentatori Branislav Kërstiq ka komentuar ndeshjen e futbollit Zvicër- Serbi pjesë e së cilës pati edhe shqiptar nën fanellat e shtetit zviceranë, raporton Gazeta10.

Kërstiq ka thënë se dy shqiptarët Xhaka e Shaqiri e kanë fituar kampionatin natën që kanë fituar kundër Serbisë, raporton Gazeta10.

“Shaqiri dhe Xhaka e kanë kënduar këngën më mirë kundër Serbisë, tash e kanë humbur pak zërin. Kampionatin Botëror e kanë fituar kur  kanë fituar kundër Serbisë”, ka deklaruar Kërstiq.

Ndeshja e futbollit e mbajtur mes Zvicrës dhe Serbisë ngjalli reagime të shumta në mes dy vendeve, kjo për shkak se pati edhe tensione në fushë në mes futbollistit Granit Xhaka dhe lojtarëve serbë.

Madje, FIFA ka paralajmëruar se ka nisur hetimet edhe ndaj trajnerit të Serbisë pas sharjeve të shqiptarëve gjatë ndeshjes.

ShaqiriXhaka

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere