Futboll vendor

Dardan Topilla zgjidhet lojtari më i mirë i vitit në futsall, Liqeni klubi më i mirë

Dardan Topilla zgjidhet lojtari më i mirë i vitit në futsall, Liqeni klubi më i mirë

Lojtari i klubit Liqeni, Dardan Topilla ka fituar çmimin si ‘Lojtari i vitit” 2022 në futsall gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). Sot ( shtunë), FFK është duke mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Laureatët e Vitit. Pas disa fjalimeve falënderuese dhe sukseseve nga kryetari i FFK-së,

Besnik Batusha

Lojtari i klubit Liqeni, Dardan Topilla ka fituar çmimin si ‘Lojtari i vitit” 2022 në futsall gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Sot ( shtunë), FFK është duke mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Laureatët e Vitit.

Pas disa fjalimeve falënderuese dhe sukseseve nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe disa figurave tjera të rëndësishme të sportit, erdhi radha e ndarjes së çmimit.

Ndarja e çmimeve për Laureatët e Vitit filloi me futsallin, ku lojtari më i mirë për vitin 2022 u zgjodh Dardan Topilla.

Topilla është një përfaqësues i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës, si dhe lojtari kryesor i Liqenit në vitin ku u shpallen kampion dhe morën pjesë në garat evropiane.

Pas Topillës erdhi radha për të zgjedhur klubin e vitit, ku ky çmim shkoi për ekipin nga Drenasi, Liqeni. 

Dardan TopillaLiqeni

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere