FC Ferizaj konfirmon largimin edhe të tre futbollistëve

Ferizaj po vazhdon me ndryshimet në skuadër. Klubi nga elita e futbollit kosovar ka njoftuar këtë të premte se ka ndërprerë bashkëpunimin edhe me tre futbollistë. Egzon Shabani, Donat Hasanaj dhe Drilon Sadiku janë futbollistët e larguar nga Ferizaj. Klubi ferizajas bëri të ditur se me të tre futbollistët ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me
Ferizaj po vazhdon me ndryshimet në skuadër.
Klubi nga elita e futbollit kosovar ka njoftuar këtë të premte se ka ndërprerë bashkëpunimin edhe me tre futbollistë.
Egzon Shabani, Donat Hasanaj dhe Drilon Sadiku janë futbollistët e larguar nga Ferizaj.
Klubi ferizajas bëri të ditur se me të tre futbollistët ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:
“FC Ferizaj njofton se me marrëveshje të dyanshme është bërë shkëputja e kontratave me lojtarët: Egzon Shabani, Donat Hasanaj dhe Drilon Sadiku.
Klubi ynë falënderon lojtarët në fjalë për angazhimin e treguar gjatë kohës sa kanë bartur fanellën e klubit.
Shëndet e shumë suksese në rrugëtimet e reja!”.



