Futboll vendor

Mësohen çiftet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës

Mësohen çiftet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës sot është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll. Fituesi në fuqi i trofeut, Llapi do ta vizitojë Prizrenin për t’u takuar me Lirinë, raporton Demokracia.com. Kampioni Ballkani ka pasur fat në short pasi do të ballafaqohet me A&N, skuadrën

Besnik Batusha

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës sot është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Fituesi në fuqi i trofeut, Llapi do ta vizitojë Prizrenin për t’u takuar me Lirinë, raporton Demokracia.com.

Kampioni Ballkani ka pasur fat në short pasi do të ballafaqohet me A&N, skuadrën që bën gara në Ligën e Parë.

Fat ka pasur edhe Gjilani që luan në shtëpi kundër Vjosës e cila gjithashtu garat i zhvillon në Ligën e Parë të Kosovës.

Ndeshjet do të luhen më 5 dhe 6 shkurt të vitit 2023 dhe zhvillohen me sistem direkt eleminimi.

Çiftet e plota:

Prishtina – Dukagjini

Flamurtari – Vushtrria

Malisheva – Fushë Kosova

Ballkani – A&N

Gjilani – Vjosa

Liria – Llapi

Behari – Prizreni

Feronikeli 74 – Trepça 89.

FFKKupa e Kosovës

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere